Në prag të fillimit të stinës së dimrit Shoqata VEPRA-Bogovinë, në bashkëpunim me Shoqatën AVFI-Cyrih, në kuadër të projektit “Dru për Ngrohje 2017” kanë shpërndarë 20 metër kub dru për ngrohje, për 6 familje skamnore në Bogovinë.
Projekti është realizuar nga Shoqata VEPRA, kurse pjesa dërmuese (mbi 70% e vlerës = CHF 1’000) e projektit është financuar nga Shoqata AVFI ,Cyrih.