Prej themelimit të saj më 05.11.2016, Shoqata AVFI Cyrih planifikonte mbështetjen e aktiviteteve humanitare dhe kulturore në Bogovinë, prandaj kryesia vedosi më 08.04.2017 të bëjë një ftesë për bashkëpunim në teren në Bogovinë për qëllimet dhe objektivat e njëjta.

Bazuar në profesionalizmin dhe përvojën shumë vjeçare, Shoqata AVFI vendosi për shoqatën e pavarur SHKH VEPRA në Bogovinë, e cila pranoi me sukses ftesën për bashkëpunim më 04.05.2017.

Që nga 07.05.2017 filluan negociatat për një marrëveshje bashkëpunimi e cila u nënshkrua më 09.08.2017 ora 20:00 në SH.F.K.Abdyl Frashëri, në Bogovinë, në një event të përbashkët me anëtarët e të dyja palëve.

 

Urojmë suksese dhe respekt nga,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër dhe VEPRA, Bogovinë